Ndërlidhjet

Buja: Seminari i gjuhës, rol të rëndësishëm që 40 vjet


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare nuk ka pasur rol vetëm studius, por edhe patriotik për 40 vjet sa është mbajtur ai, ka thënë ministri në largim i arsimit të Kosovës, Ramë Buja.

Duke folur para të pranishmëve në ceremoninë hapëse të Seminarit të 23-të në Prishtinë, Buja ka thënë se tash “miqtë tanë, dashamirësit e gjuhës, kulturës e letërsisë kombëtare, gjithëmonë kanë qenë ambasadorët më të mirë të çështjes sonë kombëtare”.

Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, z.Ramë Buja, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së punimeve të Seminarit XXXIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Seminari do të vazhdojë punimet deri më 30 gusht, ndërsa Blerta Ismaili, sekretare profesionale e Seminarit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se 80 pjesëmarrës tashmë kanë arritur në Prishtinë, të cilët vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Hungaria, Italia, Bullgaria, Polonia, ndërkaq sivjet një pjesëmarrës është edhe nga Australia.

“Ky numër rritet në fund të seminarit kur fillon sesioni shkencor, pasi atëherë vijnë pjesëmarrës nga Tirana, por edhe profesor arbëresh “, shpjegoi Ismaili.

XS
SM
MD
LG