Ndërlidhjet

Turqia kërkon sqarime nga ambasadori gjerman


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ankaraja e ka thirrur ambasadorin gjerman në Turqi për sqarime pas dyshimeve se Berlini e ka spiunuar qeverinë turke.

Ministria e jashtme turke ka njoftuar sot se e ka thirrur Eberhard Pohl, pas publikimit të një raporti në mediat gjermane se shërbimi i inteligjencës gjermane, BND, e ka spiunuar aleatin gjerman në NATO, Turqinë.

Raporti në revistën gjermane, Der Spiegel, i publikuar gjatë fundjavës thotë se BND, ka qenë duke e spiunuar Turqinë prej vitit 2009, ndërsa ka mundësi që kjo ende po vazhdon.

Gjermania për muaj të tërë është ankuar për dyshimet se SHBA-të e kanë spiunuar Gjermaninë.

Vitin e kaluar mediat gjermane kanë raportuar për dokumentet sekrete amerikane të zbuluara nga ish kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, duke nxitur reagim të ashpër të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë pranuar të komentojnë për raportin e fundit të revistës, Der Spiegel.

XS
SM
MD
LG