Ndërlidhjet

Dënohen opozitarët rusë në rastin Bolotnaja


Leonid Razvozzhayev, një nga të dënuarit

Leonid Razvozzhayev, një nga të dënuarit

Në Moskë, katër aktivistë opozitarë janë dënuar me burg nga dy vjet e gjysmë deri në 3 vjet e gjysmë për rolin e tyre në protestat anti qeveritare në sheshin Bolotnaja në maj të vitit 2012.

Të pandehurit janë akuzuar se kanë marrë pjesë në protestat masive të asaj kohe.

Aktivistët opozitarë kanë thënë se policia dhe provokatorët e kanë nxitur dhunën gjatë protestës e cila la dhjetëra njerëz të lënduar.

28 persona janë akuzuar në lidhje me protestat e dhunshme në sheshin bolotnaja.

XS
SM
MD
LG