Ndërlidhjet

SHBA-të sanksionon militantët e Shtetit Islamik


Abu Bakr al-Baghdadi, është vetdeklaruar udhëheqës i Shtetit Islamik (ARKIV)
Abu Bakr al-Baghdadi, është vetdeklaruar udhëheqës i Shtetit Islamik (ARKIV)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot e kanë shpallur edhe zyrtarisht zëdhënësin e Shtetit Islamik si terrorist.

Departamenti amerikan i Shtetit, ka vendosur të aplikojë të njejtin vlerësim edhe për një militant i cili ka ikur prej arrestit shtëpiak në Francë ndërsa tash iu ka bashkuar, Nusra Front në Siri, grup ky i lidhur me Al Kaidën.

Këto vendime iu ndalon amerikanëve që të bëjnë biznes me Abu Mohammed al Adnani, i cili ka lindur në Siri, dhe të lindurin në Algjeri, Said Arif, ndërsa atyre iu ngrin të gjitha asetet që i kanë brenda juridiksionit amerikan.

Të dy së fundi janë futur edhe në listën e terroristëve të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar nga të gjitha vendet anëtare që të ngrijnë asetet, të ndalojnë udhëtimin e tyre dhe të vendosin embargo të armëve kundër të dyve.

Vendimi ka për qëllim që të dobësojë Shtetin Islamik, i cili ka marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit në Irak dhe Siri ndërsa e ka deklaruar kalifatin.

XS
SM
MD
LG