Ndërlidhjet

Lysenko: Rebelët vranë dhjetëra refugjatë


Andriy Lysenko, Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Ukrainës

Andriy Lysenko, Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Ukrainës

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Ukrainës, ka thënë se dhjetëra civilë janë vrarë në një sulm të rebelëve prorusë ndaj një konvoji me refugjatë që largoheshin nga Ukraina lindore.

Andriy Lysenko, iu ka thënë gazetarëve sot se ai nuk mund të jap numrin e sakt të njerëzve që janë vrarë, por sipas tij është e sigurtë se fjala është për dhjetëra, përfshirë edhe fëmijë.

Kievi ka thënë se konvoji është goditur në rajonin e Lluhanskut, megjithë faktin se kamionët me refugjatë kanë pasur flamuj të bardhë në ta.

Zëdhënësi i rebelëve e ka hedhur poshtë akuzën për sulm.

Konstantin Knyrik, i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve, Interfax se “pretendime të tilla janë propagandë e pastër”.

XS
SM
MD
LG