Ndërlidhjet

2 kozmonautë dalin nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Dy kozmonautë rusë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, janë duke e realizuar një ecje në hapësirë.

Aleksandr Skvortsov dhe Oleg Artemiev kanë dal jashtë Stacionit që ta lënë të lirë një satelitë kërkimi peruan, të instalojnë eksperimente të reja shkencore dhe të marrin ato të vjetrat.

Sateliti ka 26 centimetra katrorë dhe peshon më pak se 1 kg.

Ai mban kamera që janë të drejtuara nga planeti Tokë.

Kjo konsiderohet një përvojë e mësimit teknologjik për Universitetin Kombëtar të Inxhinierisë në Lima, ndërsa ajo është ndërtuar bashkarisht nga studentë peruan dhe rusë.

XS
SM
MD
LG