Ndërlidhjet

Partia e Khan heq dorë nga mandatet në parlament


Imran Khan, lider opozitar i Pakistanit

Imran Khan, lider opozitar i Pakistanit

Një zyrtar i lartë i partisë pakistaneze që udhëhiqet nga opozitari, Imran Khan ka thënë se partia ka vendosur që të heq dorë nga të gjitha mandatet e fituara në parlamentin kombëtar të Pakistanit.

Vendimi i bërë publik nga zëvendës kryetari i partisë, Shah Mehmood Qureshi, është bërë gjatë kohës kur ka përplasje të mëdha me qeverinë rreth dyshimeve se zgjedhjet e vitit të kaluar kanë qenë të manipuluara.

Ish lojtari i kriketit, Khan ka mbledhur dhjetëra mijëra protestues në Islamabad gjatë ditëve të fundit, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Ai megjithatë deshtoi të mbledh numër më të madh të protestuesve, ndërsa partitë e tjera opozitare janë distancuar nga thirrjet e tij për mosbindje qytetare.

XS
SM
MD
LG