Ndërlidhjet

Sulme të reja amerikane ndaj Shtetit Islamik


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ushtria amerikane ka kryer sulme të reja ajrore sot ndaj pozicioneve të Shtetit Islamik afër pendës së Mosulit në veri të Irakut, njofton Pentagoni.

Aeroplanë të ndryshëm luftarak amerikanë, përfshirë edhe aeroplanët pa ekuipazh, kanë marrë pjesë në sulmet e sotme, të cilat kanë shkatërruar gjashtë automjete të blinduara, një automjet lehtësisht të blinduar, një automjet që kishte raketa për rrëzimin e aeroplanëve, një pikë kontrolli dhe një mjet shpërthimi të improvizuar, ka thënë Pentagoni në njoftimin e tij.

Prej 8 gushtit, ushtria amerikane ka kryer në tërësi 68 sulme ajrore në Irak, ka thënë Pentagoni.

Nga këto 68 sulme, 35 kanë qenë në përkrahje të forcave irakiane afër pendës së Mosulit.

XS
SM
MD
LG