Ndërlidhjet

Reynolds nderohet me çmim për arritje jetësore


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Debbie Reynolds, ylli i filmave të njohur si “Singing in the Rain” dhe “How the West Was Won”, do të nderohet për arritje jetësore nga kolegët e saj, në ndarjen e çmimeve “Screen Actors Guild”, raporton Reuters.

Reynolds, tani 82 vjeçare, do e marrë këtë çmim në janar të vitit të ardhshëm, për sukseset e saj si aktore, këngëtare, vallëtare dhe për përpjekjet e saj për të ruajtur filmin historik, thuhet në sqarimin e organizatorëve të “Screen Actors Guild”.

Ajo do të nderohet edhe për përpjekjet e saj humanitare, që përfshinë edhe themelimin e organizatës që lufton stigamtizmin e sëmundjeve mendore, në vitin 1955.

Së fundi ajo ka marrë pjesë në filmin e Steven Soderbergh, “Behind the Candelabra” duke luajtur rolin e nënës së Michael Douglasit.

Fituese e të njejtit çmim për këtë vit është aktorja me origjinë nga Puerto Riko, Rita Moreno.

XS
SM
MD
LG