Ndërlidhjet

Obama: Forcat kurde, irakiane e rimorrën pendën e Mosulit


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se forcat kurde dhe ato irakiane, të ndihmuara nga sulmet ajrore amerikane, e kanë rimarrë pendën më të madhe të Irakut nga militantët e Shtetit Islamik.

Kjo sipas Obamës është “progres i rëndësishëm” kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Ndërkohë Obama duke folur nga Shtëpia e Bardhë ka thënë se në Irak, janë arritur edhe qëllime të tjera amerikane, përfshirë ndalimin e avancimit të militantëve drejt kryeqytetit kurd, Irbil.

Sidoqoftë, Obama nuk ka pranuar të tregoj se deri kur do të vazhdojnë sulmet ajrore amerikane kundër Shtetit Islamik.

“Shumëcka varet nga ajo se sa në mënyrë efektive fillon punën qeveria irakiane”, ka thënë Obama.

Obama ka thënë se militantët e Shtetit Islamik paraqesin kërcënim për të gjithë irakianët dhe për këtë ata duhet të bashkohen që t’iu rezistojnë atyre.

Ai ka thënë se SHBA-të janë duke i furnizuar me armë dhe asistencë forcat e sigurisë së Irakut dhe luftëtarët kurdë derisa këta të fundit tentojnë të rikthejnë territoret e marra nga Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG