Ndërlidhjet

HRW kërkon lirimin e të burgosurve iranian


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Organizata, “Human Rights Watch” ka kërkuar nga autoritetet iraniane që “menjëherë dhe pa kushte” të lirojë dhjetëra të burgosur iranian në qytetin verior të Karaxhit.

Në një raport 59 faqesh, organizata me bazë në New York, thotë se ka rishikuar rastet e 189 personave të burgosur në këtë qytet,që gjendet rreth 50 km në perëndim të Teheranit.

Vetëm në këtë burg, HRW ka thënë se ka identifikuar 62 të burgosur politik.

Organizata ka arritur në përfundimin se në 63 raste, të burgosurit janë arrestuat, akuzuar dhe ndëshkuar “vetëm pse ata e kanë shfrytëzuar të drejtën fundamentale si liria e shprehjes, dhe të drejtën për demonstrim paqësor”.

Në dhjetëra raste të tjera, përfshirë edhe 35 të burgosur të dënuar me vdekje me akuzan që kanë të bëjnë me terrorizmin, HRW dyshon “në shkelje të rënda të proceseve të cilat mund ta kenë njollosur procesin gjyqësor”.

XS
SM
MD
LG