Ndërlidhjet

Indi: 21 viktima gjatë një aksidenti me tren


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Së paku 21 njerëz janë vrarë kur një tren me pasagjerë e ka goditur një automjet me dy rrota në një kalim shinash në shtetin lindor të Indisë, Bihar.

Porta e kalimit ishte e hapur kur makina me dy rrota ishte duke i kaluar shinat e trenit kur treni e ka goditur atë, duke e tërhequr zvarrë 500 metra.

Shtatë fëmijë dhe gjashtë gra janë në mesin e viktimave.

Aksidentet në hekurudha janë të shpeshta në Indi, e cila ka një nga hekurudhat më të madhe në botë.

Së paku 40 njerëz janë vrarë kur një tren i shpejtë e goditi një tren të parkuar në shtetin verior të Indisë, Uttar Pradesh në muajin maj.

XS
SM
MD
LG