Ndërlidhjet

Policia amerikane ka arrestuar 31 persona, pasi siç thonë ata janë sulmuar “me armë zjarri” gjatë trazirave me bazë racore në shtetin qëndror amerikan të Misurit, ku ditë më parë një adoleshentë i racës së zezë është vrarë nga policët e bardhë.

Kapiteni i policisë, Ron Johnson, ka thënë se policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe granata tymuese te protestuesit gjatë natës e cila sërish kaloj me dhunë në qytetin e Fergusonit.

Dy persona dhe katër policë janë plagosur gjatë trazirave të mbrëmshme.

Policia thotë se ajo nuk ka përdorur armë zjarri.

Guvernatori i Misurit e ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme në Ferguson.

XS
SM
MD
LG