Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Karzai bën thirrje që t’i jepet fund ngërçit politik


Presidenti afgan, Hamid Karzai flet derisa afër tij janë dy kandidatët pë president, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah

Presidenti afgan, Hamid Karzai flet derisa afër tij janë dy kandidatët pë president, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah

Presidenti në largim i Afganistanit, Hamid Karzai, i ka bërë thirrje kandidatëve rival për president të vendit që t’i japin fund ngërçit politik pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur më 14 qershor.

Gjatë një fjalimi të mbajtur sot, kur po shënohet dita e pavarësisë së Afganistanit, Karzai ka thënë se i gjithë vendi shpreson që së shpejti të shpallet rezultati i zgjedhjeve.

Ai ka thënë se afganët gjithashtu duan që kandidatët të pajtohen për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse ku askush nuk ndjehet i lënë anash.

Raundi i dytë u karakterizua me akuza për manipulime masive, ndërsa më pas Vashingtoni arriti të sigurojë një marrëveshje në mes të dy kandidatëve për president, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullahu për krijimin e një qeverie të unitetit.

XS
SM
MD
LG