Ndërlidhjet

SHBA: Samit në OKB për kërcënimin nga luftëtarët e huaj


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Presidenti amerikan, Barack Obama, do e udhëheqë një takim të veçant të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, muajin e ardhshëm, i cili do të mbahet me temën se si të tejkalohet rreziku që paraqesin luftetarët e huaj terrorist.

Administrata e Obamës, ka thënë mbrëmë se presidenti amerikan, është duke ftuar liderët e 14 shteteve anëtare të Këshillit për një seancë e cila pritet të mbahet më 22 shtator.

Shteteve të Bashkuara gjatë shtatorit iu takon presidenca rotative e Këshillit të Sigurimit.

Gjatë asaj kohe, SHBA-të shpresojnë që të aprovojnë një rezolutë që flet për fenomenin e luftetarëve të huaj.

Më 15 gusht, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ka votuar që të fus në listën e zezë militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri dhe është kërcënuar me sanksione kundër atyre që financojnë, rekrutojnë apo ofrojnë furnizime për kryengritësit.

XS
SM
MD
LG