Ndërlidhjet

Arrestohen aktivistët protestues pakistanez


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Policia në Pakistan njofton se ka arrestuar 150 aktivistë opozitar më 19 gusht, derisa janë zhvilluar demonstrata masive në Islamabad kundër kryeministrit, Naëaz Sharif.

Lideri opozitar, Imran Khan, dhe kleriku konservator islamik, Tahir ul Qadri, kanë udhëhequr dhjetëra mijëra përkrahës nga i gjithë vendi drejt Islamabadit.

Protestat e tyre të ndara të dyja e kanë për qëllim që të rrëzojnë Sharifin nga pushteti, të cilët ata e akuzojnë për korrupcion, dhe manipulim të zgjedhjeve.

Khan është kërcënuar se do të udhëheqë protestat drejt “zonës së kuqe”, një zonë ku gjenden ambasadat perëndimore dhe ministrit kryesore të qeverisë.

Qeveria ka thënë se protestuesit nuk lejohen të hyjnë në zonën e kuqe, e cila është rrethuar nga policia dhe forcat paramilitare.

XS
SM
MD
LG