Ndërlidhjet

Jahjaga e priti Drejtoreshën e Korpusit Amerikan të Paqes


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Pas përfundimit të programit trajnues të Korpusit Amerikan të Paqes, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka pritur në takim, Drejtoreshën e këtij korpusi, Carrie Hessler-Radelet e shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Ann Jacobson.

Kosova është vendi i fundit, i 140-ti që është bërë pjesë e Korpusit , ndërsa gjatë takimit të sotëm, presidentja e ka “vlerësuar përmbylljen e suksesshme të programit trajnues intensiv ku 25 vullnetarët e rinj amerikanë kanë mësuar për kulturën dhe traditën kosovare, i janë nënshtruar kurseve intensive për gjuhët vendore dhe kanë ndjekur trajnime teknike”.

Sipas komunikatës së presidencës pas takimit, Drejtoresha e Korpusit të Paqes Carrie Hessler-Radelet “falënderoi Presidenten Jahjaga, institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e vendit për pritjen e ngrohtë që ia kanë bërë programit të Korpusit të Paqes dhe 25 vullnetarëve amerikanë që tashmë janë vendosur në shumë qytete të Kosovës”.

XS
SM
MD
LG