Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Arrestohen afro 1 mijë pjesëtarë të një grupi religjioz


Pamje nga një pjesë e Pekinit

Pamje nga një pjesë e Pekinit

Mediat shtetërore kineze kanë raportuar sot se autoritetet i kanë arrestuar “afro 1 mijë” anëtarë të një grupi të ndaluar religjioz.

Në raportin e agjencisë kineze shtetërore të lajmeve thuhet se Ministria e sigurisë publike ka njohtuar se në mesin e të arrestuarve ishin 100 “organizues të nivelit të lartë dhe pjesëtarë kryesorë” të Kishës së Zotit të Gjithfuqishëm.

Tashmë në Kinë janë dënuar dhjetëra besimtarë të kësaj kishe, për shkak të vrasjes së një gruaje, në një restorant të ushqimit të shpejtë, në muajin qershor.

Në vitin 2012, Kina e ka filluar goditjen kundër këtij grupi, pasi ai kishte bërë thirrje për “luftë vendimtare” për ta vrarë “dragoin e kuq”, Partinë Komuniste, dhe janë lutur që bota të mbaronte atë vit.

XS
SM
MD
LG