Ndërlidhjet

Afganistan: Qidra talibanë luftuan kundër forcave qeveritare


Civilë afganë të armatosur që kanë luftuar kundër talibanëve në provincën Logar
Civilë afganë të armatosur që kanë luftuar kundër talibanëve në provincën Logar

Afro 700 luftëtarë talibanë raportohet se ishin të involvuar në përleshje me forcat e qeverisë afgane në provincën Logar, në jug të kryeqytetit Kabul.

Guvernatori i Logarit, Niaz Mohammad Amiri, tha sot se qindra talibanët duket se janë të gatshëm për sulm të gjatë kundër kësaj province.

Militantët kishin armatim automatik të rëndë.

Zyrtarë lokalë të rrethit Charkh, ku kishin sulmuar militantët, thanë se afro 20 militantë janë vrarë.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Mujahid, ka konfirmuar se ky grup po sulmon në Logar.

XS
SM
MD
LG