Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Nuk reduktohet numri i stadiumeve për Kupën Botërore


Vitaly Mutko

Vitaly Mutko

Rusia thotë se nuk do ta ndryshoj planin për mbajtjen e Kupës Botërore në Futboll në vitin 2018, në 12 stadiume në pjesën evropiane të Rusisë, shumica e të cilve janë riparuar ose paraqesin ndërtim të ri.

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, pat sugjeruar muajin e kaluar, që numri i stadiumeve do të mund të ishte 10 sosh.

Ministri i sportit i Rusisë, Vitaly Mutko, tha sot se “koncepti sipats të cilit, në 12 stadiume në 11 qytete do të mbahen takimet e Kampionatit Botëror, nuk do të ndryshoj”, dhe ka shtuar se FIFA rekomandon 10 stadiume në nëntë qytete, përfshirë edhe dy terrene në Moskë”.

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka vlerësuar se ky kampionat do të kushtoj 20 miliardë dollarë amerikanë, dy herë më tepër se sa pat thënë presidenti rus, Vladimir Putin, atëherë kur u shpall kjo garë, në vitin 2010.

XS
SM
MD
LG