Ndërlidhjet

Pakistan: Vendosje e ushtrisë për t’i ndalur protestuesit


Lideri opozitar Imran Khan

Lideri opozitar Imran Khan

Në kryeqytetin Islamabad të Pakistanit janë vendosur ushtarët para marshit të paralajmëruar në ndërtesat administrative nga protestuesit antiqeveri.

Televizioni i Pakistanit ka transmetuar sot pamje të ushtarëve duke marrë pozicione afër së ashtuquajturës “zonë e kuqe”, ku janë të vendosura ambasadat perëndimore dhe ministritë kryesore pakistaneze.

Lideri opozitar, Imran Khan, dhe kleriku konservator islamik, Tahir ul-Qadri, i kanë udhëhequr dhjetëra mijëra protestues në marshin e tyre për në Islamabad.

Të dy protestat, që janë të ndara, synojnë përmbysjen e qeverisë së kryeministrit, Nawaz Sharif, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe mashtrime zgjedhore.

Zoti Khan sot është kërcënuar se do t’i prijë turmës së protestuesve në “zonën e kuqe” të Islamabadit, por qeveria kishte thënë se në këtë hapësirë nuk do të lejohen protesta.

XS
SM
MD
LG