Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Trupat avancojnë kundër militantëve në Tikrit


Forcat irakiane e kanë ngritur flamurin kombëtar pas avancimit të sotëm ushtarak kundër militantëve

Forcat irakiane e kanë ngritur flamurin kombëtar pas avancimit të sotëm ushtarak kundër militantëve

Forcat e Irakut pretendojnë se kanë avancuar kundër militantëve të Shtetit Islamik, derisa trupat kanë krijuar pozicione kryesore në Tikrit, që është qyteti i lindjes së ish-diktatorit, Saddam Hussein.

Mediat shtetërore kanë raportuar se forcat qeveritare e kanë marrë kontrollin ndaj ndërtesës së këshillit të qytetit në Tikrit, pasi militantët ishin detyruar të tërhiqen.

Ushtria e mbështetur nga luftëtarët fisnorë, po ashtu, i ka marrë disa ndërtesa universitare dhe spitalin e përgjithshëm nga militantët e Shtetit Islamik.

Ky qytet, që është 140 kilometra larg nga kryeqyteti Bagdad, ishte okupuar nga Shteti Islamik, në muajin qershor.

Forcat e Irakut patën dështuar ta rikthejnë kontrollin ndaj qytetit, gjatë muajit korrik.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan, Barack Obama, tha mbrëmë në Uashington, se rimarrja e kontrollit ndaj pendës së Mosulit nga forcat irakiane dhe kurde, ishte “hap madhor përpara” në luftimin e militantëve.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara i ka filluar sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, më herët këtë muaj.

Ky grup ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG