Ndërlidhjet

Militantët pretendojnë se ia kanë prerë kokën gazetarit amerikan


Ilustrim

Ilustrim

Militantët e Shtetit Islamik të Irakut e kanë publikuar një video në të cilën pretendohet se tregohet prerja e kokës së gazetarit amerikan, James Foley, i cili ishte rrëmbyer në muajin nëntor të vitit 2012 në Siri, nga persona të paidentifikuar dhe të armatosur.

Kjo video, e emëruar “Mesazh për Amerikën”, është postuar mbrëmë në mediat sociale në Internet.

Nuk ishte e mundshme verifikimi i menjëhershëm i autenticitetit të videos.

Në këtë video, që zgjatë 5 minuta, grupi tha se gazetari Foley ishte vrarë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka urdhëruar sulme ajrore kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në pjesën veriore të Irakut.

Shteti Islamik, grup militant që synon sundim të linjës së fortë sipas një kalifati islamik, ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri.

Avancimi aktual i këtij grupi në pjesën veriore të Irakut, i ka nxitur Shtetet e Bashkuara të lansojnë sulme ajrore në këtë vend, për të parën herë, prej se është tërhequr nga Iraku, në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG