Ndërlidhjet

SHBA: U vra edhe një person në Ferguson


Pamje nga protestat për shkak të vrasjes së të riut zezak Michael Brown
Pamje nga protestat për shkak të vrasjes së të riut zezak Michael Brown

Policia e ka vrarë edhe personin e dytë zezak në hapësirën e vendbanimit Ferguson, gjatë 11 ditëve, duke i shtuar rreziqet për nxitje të mëtutjeshme të tensioneve.

Policia tha se dy oficerë mbrëmë e kanë vrarë një person që kishte thikë.

Pas vrasjes së të riut 18 vjeçar, Michael Brown, i cili ishte i paarmatosur, më 9 gusht, ka pasur protesta të dhunshme në qytetin Ferguson të Misurit, me ç’rast ka pasur goditje të rëndë policore.

Një autopsi ka konkluduar se Brown ishte qëlluar gjashtë herë me armë zjarri, dy herë në kokë.

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, pritet të arrij sot në Ferguson për tu takuar me zyrtarët, që po zhvillojnë hetime për vrasjen.

Sot, po ashtu, prokurorët do t’i paraqesin dëshmitë kundër oficerit policor, Darren Wilson, i cili e ka vrarë të riun zezak, Michael Brown, para jurisë së madhe, e cila do të vendos nëse polici do të akuzohet për krim.

XS
SM
MD
LG