Ndërlidhjet

Turqi: Davutoglu mund të jetë kryeministër i ri


Ahmet Davutoglu

Ahmet Davutoglu

Presidenti i Turqisë në largim, Abdullah Gul, ka thënë se ministri i jashtëm, Ahmet Davutoglu, me gjasë mund të bëhet lider i partisë AK në qeveri dhe rrjedhimisht, kryeministër i ardhshëm i Turqisë.

Këto komente zoti Gul i ka bërë në takimin lamtumirës me gazetarë mbrëmë në kryeqytetin Ankara.

Kryeministri aktual i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, dhe lider i partisë AK, më herët këtë muaj i ka fituar zgjedhjet e para direkte presidenciale.

Erdogan do të tërhiqet nga posti i liderit të partisë, pasi të inaugurohet si president i Turqisë, më 28 gusht.

Ka pasur spekulime në rritje se Davutoglu, një aleat i afërt i Erdoganit, do të jetë pasardhës i tij në parti.

Por, vendimi definitiv pritet të merret në Kongresin e partisë AK, më 27 gusht.

XS
SM
MD
LG