Ndërlidhjet

Rusi: Testohen sistemet e mbrojtjes raketore


Raketat kundërajrore ruse
Raketat kundërajrore ruse

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha sot se po zhvillon më tepër ushtrime ushtarake në pjesën jugore të Rusisë, derisa po intensifikohen luftimet në Ukrainën fqinje, ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve prorusë.

Një zëdhënës i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë tha se forcat ruse po i testojnë raketat kundërajrore me rreze të gjatë veprimi, në bazën ushtarake Ashuluk, në rajonin jugor, Astrakhan.

Kjo bazë ruse është 640 kilometra larg qytetit Luhansk, në pjesën lindore të Ukrainës. Raketat ruse e kanë rrezeveprimin deri në 400 kilometra.

Sipas zëdhënësit, do të bëhen afro 20 lansime të raketave tokë-ajër, ndërsa në ushtrime marrin pjesë afro 800 ushtarë.

NATO-ja thotë se Rusia po përpiqet ta frikësoj Ukrainën dhe t’i forcoj luftëtarët separatistë në pjesën lindore të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG