Ndërlidhjet

SHBA: Shqetësim për bllokimin e gazetarit në Afganistan


Shtetet e Bashkuara thonë se janë “thellësisht të shqetësuara” për vendimin e Afganistanit, që të mos e lejoj gazetarin e së përditshmes New York Times, Matthew Rosenberg, që të largohet nga Afganistani.

Departamenti amerikan i shtetit, mbrëmë vonë, ka kërkuar nga qeveria e Afganistanit “t’i respektoj liritë fundamentale të shprehjes dhe të shprehjes së shtypit”.

Më herët, gazetari Rosenberg nuk ishte lejuar të largohej nga Afganistani, për shkak se kishte raportuar se një grup i zyrtarëve po e shqyrtonin mundësinë e marrjes së pushtetit për shkak të bllokadës lidhur me fituesin e zgjedhjeve presidenciale.

Basir Azizi, zëdhënës i prokurorit të përgjithshëm të Afganistanit, tha se rapoti i gazetarit Rosenberg, më 18 gusht, ishte “kundër ligjit dhe interesave kombëtare të Afganistanit”, dhe se ai ishte ftuar që sot, së bashku me avokatin e tij, të paraqitet në zyrën e prokurorisë në Kabul.

XS
SM
MD
LG