Ndërlidhjet

SHBA: Më tepër arrestime gjatë protestave


Pamje nga protestat në Ferguson
Pamje nga protestat në Ferguson

Policia i ka arrestuar 47 vetë gjatë natës, në shtetin Misuri të Shteteve të Bashkuara, ku kanë vazhduar protestat ndaj vrasjes së një të riu zezak.

Raportohet se protestat në qytetin Ferguson, ishin më të vogla. Në këtë qytet tash e 11 ditë ka pasur protesta kundër vrasjes së të riut 18 vjeçar, Michael Brown. Po ashtu, ka pasur edhe vjedhje.

Mbrëmë policia e ka vrarë edhe një person zezak, i cili e kishte një thikë në duar.

Një autopsi ka konkluduar se Brown ishte qëlluar 6 herë me armë zjarri, dy herë në kokë.

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, pritet të arrij sot në Ferguson (Misuri) për tu takuar me zyrtarët, që po zhvillojnë hetime për vrasjen.

Sot, po ashtu, prokurorët do t’i paraqesin dëshmitë kundër oficerit policor, Darren Wilson, i cili e ka vrarë të riun zezak, Michael Brown, para jurisë së madhe, e cila do të vendos nëse polici do të akuzohet për krim.

XS
SM
MD
LG