Ndërlidhjet

Rripi i Gazës: Vazhduan armiqësitë, 11 palestinezë të vrarë


Pamje pas një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës gjatë muajit gusht
Pamje pas një sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës gjatë muajit gusht

Nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë 11 palestinezë, përfshirë gruan dhe djalin 7 mujor, të liderit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif.

Këto sulme u bënë pas shkatërrimit të armëpushimit të përkohshëm.

Ushtria e Izraelit tha se janë ndërmarrë afro 60 sulme ajrore, prej mbrëmë kur kishin vazhduar armiqësitë. Palestinezët i kanë hedhur më se 80 raketa nga Gaza në Izrael.

Bisedimet për armëushim të gjatë në Kajro janë mbyllur pa ndonjë marrëveshje. Secila palë e fajëson tjetrën, ndërsa Egjipti, në rolin e ndërmjetësuesit, ka shprehur “keqardhje të thellë” dhe ka kërkuar nga izraelitët dhe palestinezët, që t’i vazhdojnë negociatat.

XS
SM
MD
LG