Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Gazetari Rosenberg urdhërohet të largohet


Gazetari i së përditshmes, New York Times, Matthew Rosenberg, është urdhëruar nga autoritetet e Afganistanit që nga ky vend të largohet brenda 24 orëve, pasi nuk ka bashkëpunuar me një hetim, sipas njoftimit nga Zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Por, gazetari Rosenberg, është cituar nga agjencia Reuters, duke thënë se ai ende nuk është kontaktuar direkt nga zyrtarët lidhur me ndonjë urdhër për largim.

Rosenberg ishte ftuar në prokurori për marje në pyetje gjatë ditës së djeshme, pasi gazeta New York Times e ka botuar artikullin për zyrtarët që kanë diskutuar për planet për formimin e qeverisë së përkohshme, për shkak të dështimit që të zgjidhet bllokada pas zgjedhjeve presidenciale.

Basir Azizi, zëdhënës i prokurorit të përgjithshëm të Afganistanit, tha se rapoti i gazetarit Rosenberg, më 18 gusht, ishte “kundër ligjit dhe interesave kombëtare të Afganistanit”.

Departamenti amerikan i shtetit, mbrëmë vonë, ka kërkuar nga qeveria e Afganistanit “t’i respektoj liritë fundamentale të shprehjes dhe të shprehjes së shtypit”.

XS
SM
MD
LG