Ndërlidhjet

Ukrainë: Rritet numri i të vrarëve në luftime


Makinat e blinduara të ushtrisë së Ukrainës në rajonin e Donjeckut
Makinat e blinduara të ushtrisë së Ukrainës në rajonin e Donjeckut

Zyrtarët në rajonin lindor Donjeck në Ukrainë, thonë se 34 vetë janë vrarë gjatë luftimeve të separatistëve prorusë kundër forcave qeveritare, gjatë 24 orëve të kaluara.

Ky raport u bë pak kohë pasi zyrtarë ukrainas në Kiev thanë se nëntë ushtarë ishin vrarë në luftimet e ashpra ndërmjet dy palëve për kontrollin e qytetit Ilovajsk.

Mbetet e paqartë se a janë përfshirë këta nëntë ushtarë në të dhënat për personat e vrarë, që janë raportuar nga qeveria rajonale.

Një zyrtar i Ukrainës ka njoftuar në rrjetin Facebook se

trupat qeveritare e kanë nën kontroll gjysmën e qytetit Ilovajsk, në fqinjësi të qytetit Donjeck, që është baza kryesore e separatistëve prorusë.

Por, sipas tij, kryengritësit kanë bërë rezistencë të ashpër gjatë ditës së sotme, pas më tepër se 24 orëve të luftimeve.

Më se 2 mijë njerëz janë vrarë gjatë katër muajve të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve prorusë, në pjesën lindore të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG