Ndërlidhjet

logo-print

Vullnetarët e Korpusit të Paqes nisin shërbimin e tyre


Pamje nga ceremonia

Pamje nga ceremonia

Në një ceremoni zyrtare, sot në Prishtinë, grupi i parë prej 25 vullnetarësh të Korpusit të Paqes së Shteteve të Bashkuaratë Amerikës kanë dhënë betimin e tyre, me të përfunduar trajimin parapërgatitor në disa komunitete në Kamenicë, Koretin, Topanicë dhe Hodonoc.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes tani e fillojnë shërbimin e tyre dyvjeçar, duke punuar në programin e mësimdhënies së gjuhës angleze.

Korpusi i Paqes filloi programin e tij të parë në Kosovë me ftesë të Presidentes së Kosovës, Atifete jahjaga, e cila formalisht nënshkroi një marrëveshje shtetërore me zyrtarë të Korpusit të Paqes në shtator të vitit 2013.

Korpusi i Paqes është formuar nga presidenti amerikan John F.Kennedy, me anë të një urdhëri ekzekutiv më 11 mars të vitit 1961. Që prej atëherë, më shumë se 215,000 amerikanë kanë shërbyer në 140 shtete nikoqire.

Në ceremoninë e betimit, të pranishëm ishin drejtoresha e Korpusit të Paqes, Carrie Hessler-Radelet, presidentja Jahjaga, drejtoresha rajonale e Korpusit të Paqes Keri Lowry dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Në një komunikatë për media, ambasadorja Jacobson citohet të ketë thënë se është e “emocionuar që Korpusi i Paqes po e hap programin e vet të njëqind e katërdhjetë në Kosovë – i pari program i ri gjatë më shumë se një dekade”.

“Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një miqësi jashtëzakonisht të afërt dhe më vjen mirë që bashkëpunimi ynë është zgjeruar edhe më shumë, duke përfshirë njërin nga programet e mia të preferuara”, ka thënë Jacobson.

XS
SM
MD
LG