Ndërlidhjet

OKB: Dënohet përleshja e ekipit të Abdullahut me punëtorët zgjedhorë


Kontrolli i fletëvotimeve të zgjedhjeve presidenciale afgane gjatë auditimit
Kontrolli i fletëvotimeve të zgjedhjeve presidenciale afgane gjatë auditimit

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) e ka dënuar përleshjen në Kabul, ndërmjet ekipit të kandidatit presidencial, Abdullah Abdullah, dhe punëtorëve të Komisionit të Pavarur Zgjedhor të Afganistanit.

Nga kjo përleshje e mbrëmshme, që ndodhi në lokalet ku po bëhet auditimi i zgjedhjeve presidenciale afgane, janë lënduar disa njerëz.

Në deklaratën e sotme të misionit të OKB-së në Afganistan theksohet se kjo nuk ishte përleshja e parë, që argumentimi me urrejtje, me përfshirjen e përfaqësuesve të ekipeve të fushatës, ka kulmuar në dhunë.

XS
SM
MD
LG