Ndërlidhjet

logo-print

Gjermani: Gatishmëri për t’i ndihmuar kurdët me armatim


Frank-Walter Steinmeier

Frank-Walter Steinmeier

Gjermania ka thënë se është e gatshme për dërgimin e armatimit për t’i ndihmuar kurdët e Irakut, në luftën e tyre kundër grupit milittant, Shteti Islamik.

Pasi vendet e tjera evropiane kanë thënë se do të dërgojnë armatim, ministri i jashtëm i Gjermanislë, Frank-Walter Steineier, tha sot në një konferencë për gazetarë në Berlin, se Gjermania “është e gatshme ta bëjë të njejtën gjë”.

Bashkimi Evropian, javën e kaluar, u ka dhënë leje qeverive të vendeve anëtare që individualisht të vendosin për armatimin e luftëtarëve kurdë në Irak me armatim dhe municion.

Franca dhe Çekia kanë shprehur përkushtimin për ta bërë këtë.

Prej Luftës së Dytë Botërore, Gjermania e mbanë vetveten larg nga involvimi direkt në konflikte të armatosura.

XS
SM
MD
LG