Ndërlidhjet

logo-print

Konfirmohet autenticiteti i videos së Shtetit Islamik


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Inteligjenca amerikane e vlerëson si autentike videon e Shtetit Islamik në të cilën shihet vrasja e gazetarit amerikan, James Foley.

Zëdhënësja e Këshillit amerikan të Mbrojtjes Kombëtare, Caitlin Hayden, përmes një komunikate ka thënë “ne kemi arritur në vlerësimin se video është autentike”.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë, ka thënë se Presidenti amerikan, Barack Obama, pritet të publikojë një deklaratë në orën 18:45 sipas orës tonë.

Foley, 40 vjeçar, ka qenë gazetar i lirë me agjencinë franceze të lajmeve, AFP dhe kompaninë amerikane, GlobalPost.

Ai ishte kidnapuar në Siri në nëntor të vitit 2012.

Militantët e Shtetit Islamik janë kërcënuar se do të vrasin edhe një tjetër amerikan, gazetarin, Steven Sotloff, i cili ishte kidnapuar në gusht të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG