Ndërlidhjet

Obama: Shteti Islamik janë “kancer”


Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan e ka dënuar vrasjen e gazetarit amerikan në Siri nga militantët e Shtetit Islamik, ndërsa këta të fundit i ka quajtur “kancer”.

Obama gjithashtu ka thënë se “ideologjia e tyre (Shtetit Islamik) është e bankrotuar”.

“E gjithë bota është e tronditur nga vrasja brutale e james Foley”, ka thënë Obama, në reagimin e bërë para mediave nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan ka thënë se e ka telefonuar familjen e Foleyt të cilës i ka shprehur ngushllime.

Shteti Islamik, që së fundi ka okupuar pjesë të mëdha të territorit në Irak dhe Siri, e ka publikuar videon si masë paralajmëruese për Vashingtonin, ndërsa Obama ka thënë se SHBA-të do të bëjnë çmos “të mbrojmë njerëzit tanë”.

XS
SM
MD
LG