Ndërlidhjet

logo-print

Qyteti që kontrollohet nga rebelët prorusë në Ukrainën lindore, Donjeck raportohet se po granatohet sërish gjatë ditës së sotme.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP, raporton se gazetarët e saj në Donjeck, kanë raportuar se granatat e kanë goditur qendrën e qytetit afër stadiumit të qytetit, në të cilin luan ekipi i njohur futbollistik, Shakhtar.

Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, raporton duke cituar zyrën për media të rebelëve prorusë të cilët thonë se deri më tash së paku 9 persona janë vrarë dhe 13 janë plagosur.

Mbi 2 mijë njerëz janë vrarë gjatë katër muajve të luftimeve në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe rebelëve prorusë në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG