Ndërlidhjet

Afganistan: Personi i vrarë me thikë ishte ushtar i NATO-s


Vendi ku është vrarë ushtari i NATO-s në Afganistan
Vendi ku është vrarë ushtari i NATO-s në Afganistan

I huaji që u vra sot nga therja me thikë në Kabul, është pjesëtar i forcave të NATO-s në Afganistan,sipas policisë afgane dhe NATO-s.

NATO e ka publikuar një komunikatë përmes së cilës e konfirmon se “pjesëtari i tyre ka vdekur nga plagët e një sulmi me thikë në Afganistanin lindor”.

Policia e Kabulit e ka konfirmuar vrasjen e ushtarit të NATO-s i cili është sulmuar kur konvoji i forcave të NATO-s, është ndaluar derisa ishte rrugës për aeroport, gjatë një kontrolli rutinor të policisë.

Policia e Kabulit ka thënë se sulmuesi është kapur dhe është duke u marrë në pyetje.

Kombësia e ushtarit nuk është bërë e ditur ende.

XS
SM
MD
LG