Ndërlidhjet

logo-print

KS kërkon armëpushim në Gaza


Kufiri Izrael-Gaza

Kufiri Izrael-Gaza

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur “shqetësim të madh” për rifillimin e luftimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve në Rripin e Gazës.

Këshilli 15-anëtarësh u ka bërë thirrje të dyja palëve që të rinisin negociatat për “armëpushim të qëndrueshëm”.

Armiqësitë kanë rinisur më 19 gusht, duke i dhënë fund një periudhe të qetë prej dhjetë ditësh.

Izraeli ka nisur ofensivën në Gaza qysh më 8 korrik në përpjekje për të ndaluar sulmet me raketa në territorin e tij.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se operacioni ushtarak do të vazhdojë derisa Hamasi nuk ndalon sulmet me raketa.

Mbi 2,000 palestinezë, shumica civilë, janë vrarë në dhunë.

Të vrarë janë edhe afro 70 izraelitë, gati të gjithë nga ta ushtarë.

XS
SM
MD
LG