Ndërlidhjet

Afganistani, “hap prapa” në lirinë e shtypit


Zedhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf.
Zedhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Afganistanit që të ndryshojë vendimin për dëbimin e një gazetari amerikan.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në Afganistan ka thënë se Matthew Rosenberg ka 24 orë kohë për të lënë vendin.

Autoritetet afgane thonë se ai nuk ka bashkëpunuar me një hetim për raportimin e tij për gazetën “New York Times”.

Rosenberg është thirrur në bisedë informative nga zyra e prokurorit të përgjithshëm në Kabul pasi “New York Times” ka publikuar materialin e tij në lidhje me planet e zyrtarëve për të formuar një qeveri të përkohshme, nëse ngërçi rreth zgjedhjeve presidenciale dështon të zgjidhet së shpejti.

Rosenberg ka thënë se ai dhe gazeta e tij kanë bashkëpunuar plotësisht.

Zedhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka thënë se hapi i Qeverisë afgane është një “hap i dukshëm prapa për lirinë e shtypit në Afganistan dhe duhet të zgjidhet menjëherë”.

XS
SM
MD
LG