Ndërlidhjet

OKB nisi operacionin e ndihmës në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë nisur operacionin e ndihmës në Irak, më të madhin në një dekadë.

Një aeroplan që mbante 100 tonelata tenda dhe pajisje gatimi ka arritur në Irbil, ndërsa pritet të zbarkojnë edhe të tjerë.

OKB thotë se synon të arrijë mbi 500,000 njerëz në nevojë, në veri të Irakut.

Operacioni i ndihmës vjen derisa SHBA-ja po kryen sulme të vazhdueshme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Këta të fundit kanë marrë nën kontrroll pjesë të mëdha të Irakut.

XS
SM
MD
LG