Ndërlidhjet

logo-print

Kushtetuesja mban seancë dëgjimore për Kuvendin


Kuvendi i Kosovës - foto arkivi

Kuvendi i Kosovës - foto arkivi

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot lëndën për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës më 17 korrik.

Seanca dëgjimore mbahet para se të vendoset nëse ishte kushtetuese zgjedhja e Isa Mustafës për kryetar të Parlamentit.

Palët do të kenë mundësinë të paraqesin argumentet e tyre me gojë, pasi që argumentet me shkrim janë dorëzuar më parë.

Kërkesa për një seancë të posaçme dëgjimore është paraqitur nga koalicioni paszgjedhor LDK, AAK dhe Nisma.

Më herët, Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shqyrtimin e zgjedhjes së Mustafës në seancën konstitutive për kryetar, pasi që, sipas saj, zgjedhja ka qenë në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit dhe me Kushtetutën e Kosovës.

XS
SM
MD
LG