Ndërlidhjet

logo-print

Rusia vazhdon kontrollet në McDonald’s


Moskë

Moskë

Agjencia për sigurinë e ushqimit në Rusi ka thënë se është duke zhvilluar kontrolle të paplanifikuara të restoranteve McDonald’s në rajonin Sverdlovsk.

Agjencia Itar-Tass citon Natalya Lukyantseva, zyrtare në agjencinë Rospotrebnadzor, të ketë thënë se kontrollet janë në zhvillim e sipër edhe sot.

Të mërkurën, Rospotrebnadzor ka urdhëruar pezullimin e operacioneve në katër restorante McDonald-s në Moskë, përfshirë edhe McDonald’s-in e parë të hapur në Rusi, për shkak të, siç ka thënë, shkeljeve të shumta sanitare.

Një burim në Rospotrebnadzor ka mohuar të thotë nëse aksioni është hakmarrje për Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, që kanë vendosur sanskione ekonomike kundër Moskës për shkak të krizës në Ukrainë.

McDonald’s ka thënë se është duke shqyrtuar vendimin për të kuptuar se “çfarë duhet bërë që restorantet e tij të hapen sa më shpejt që është e mundur”.

McDonald-s i parë në Rusi është hapur në Sheshin Pushkin të Moskës më 1990.

Kompania thotë se ai është më i frekuentuari në gjithë botën.

XS
SM
MD
LG