Ndërlidhjet

Izraeli vret tre komandantë të Hamasit


Gaza - foto arkivi
Gaza - foto arkivi

Grupi militant i Hamasit ka thënë se tre komandantë të lartë ushtarakë janë vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Hamasi ka thënë se bëhet fjalë për Mohammed Abu Shammala, Raed al-Attar dhe Mohammed Barhoum.

Grupi ka thënë se të tre ata janë vrarë nga sulmi në një shtëpi në qytetin Rafah.

Tre komandantët janë liderët më të lartë të Hamasit që vriten, prejse Izraeli ka nisur ofensivën në Gaza më 8 korrik.

Në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur “shqetësim të madh” për rifillimin e luftimeve në Gaza pas një periudhe të qetë prej dhjetë ditësh.

Këshilli u ka bërë thirrje të dyja palëve që të rinisin negociatat për “armëpushim të qëndrueshëm”.

XS
SM
MD
LG