Ndërlidhjet

Ministri i Ekonomisë i Ukrainës ofron dorëheqjen


Pavlo Sheremeta
Pavlo Sheremeta

Ministri i Ekonomisë i Ukrainës, Pavlo Sheremeta, ka ofruar dorëheqjen e tij.

Sheremeta citohet të ketë thënë se është i zhgënjyer pasi nuk ka qenë në gjendje të çojë përpara reformat ekonomike.

Ai ka shkruar në Facebook se nuk do që të luftojë më “kundër sistemit të djeshëm”.

Sheremeta është emëruar shpejt pas rrëzimit të presidentit Viktor Yaukovych në muajin shkurt.

Ekonomia e Ukrainës është tkurrur për 4.7 për qind në çerekun e dytë dhe prodhimi industrial ka rënë për 12 për qind në muajin korrik.

XS
SM
MD
LG