Ndërlidhjet

logo-print

Nisin bisedimet për protestat në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Kanë nisur bisedimet e para midis Qeverisë së Pakistanit dhe dy grupeve protestuese, pasi këto të fundit kanë okupuar një zonë të sigurisë së lartë para Parlamentit në Islamabad.

Liderët e partive opozitare, Imran Khan dhe Tahirul Qadri, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Navaz Sharif.

Protestuesit thonë se Sharif ka ardhur në pushtet nga votat e vjedhura në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Sharif i hedh poshtë akuzat.

Ai pritet t’i drejtohet sot Parlamentit në lidhje me krizën politike.

XS
SM
MD
LG