Ndërlidhjet

Ndërron jetë ish-kryeministri irlandez


Pamje në Irlandën veriore

Pamje në Irlandën veriore

Ish-kryeministri i Irlandës, Albert Reynolds, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në avancimin e bisedimeve drejt paqes në Irlandën e Veriut, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Reynolds ka shërbyer si kryeministër nga viti 1992 deri më 1994, periudhë në të cilën ai dhe kryeministri i atëhershëm britanik, John Major, kanë nënshkruar marrëveshjen historike për fundin e tre dekadave të gjakderdhjes sektare.

Disa muaj pas marrëveshjes së vitit 1993, e cila i ka dhënë të drejtën popullit të Irlandës për vetëvendosje, Ushtria Republikane Irlandeze (IRA) ka bërë thirrje për armëpushim.

Reynolds ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë.

XS
SM
MD
LG