Ndërlidhjet

BE kritikon Rusinë për rastin Bolotnaya


Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Bashkimi Evropian ka kritikuar dënimet e fundit të gjashtë aktivistëve të përfshirë në protestat kundër presidentit rus, Vladimir Putin, në sheshin Bolotnaya të Moskës, në maj të vitit 2012.

Një gjykatës në Moskë ka dënuar aktivistët deri në 4 vjet e gjysmë burgim, në muajin korrik dhe gusht.

Protestat, të cilat janë shndërruar në dhunë, kanë ndodhur në prag të inaugurimit të Putinit.

Në deklaratën e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, thuhet se dënimet e tilla jo vetëm se janë joproporcionale, por edhe zvogëlojnë lirinë e shprehjes dhe të tubimit në Rusi.

BE-ja i ka bërë thirrje Rusisë që të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG