Ndërlidhjet

Sulmohen furnizimet e NATO-s në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Persona të armatosur në veriperëndim të Pakistanit kanë vrarë dy shoferë të kamionëve, të cilët kanë bërë përpjekje të dërgojnë karburante për trupat e NATO-s në Afganistan.

Sulmi ka ndodhur në rajonin fisnor Khiber, rreth 25 kilometra në perëndim të Peshauarit.

Autoritetet lokale dhe dëshmitarët thonë se shoferët janë qëlluar nga militantë me motoçikleta.

Furnizimet për NATO-n janë shpesh shënjestër e sulmeve gjatë rrugës së tyre nga porti i Karaçit në Pakistan për në vendkalimet kufitare me Afganistan.

XS
SM
MD
LG