Ndërlidhjet

HRW kritikon Arabinë Saudite për ekzekutimet


Logo e HRW-së

Logo e HRW-së

Grupi për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka kritikuar Arabinë Saudite për valën e fundit të ekzekutimeve, shumica e të cilave janë kryer me prerje të kokës në publik.

HRW ka thënë se Arabia Saudite ka ekzekutuar 19 persona qysh më 4 gusht, përfshirë tetë për vepra jo të dhunshme dhe një për magji.

“Çdo ekzekutim është i tmerrshëm, por ekzekutimet për krime si kontrabandimi i drogës apo magjia, që nuk rezultojnë me humbje jetësh, janë veçanërisht skandaloze”, ka thënë Sarah Leah Whiston, drejtore për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut pranë HRW-së.

Organizata ka thënë se Arabia Saudite ka në plan edhe ekzekutime të tjera.

XS
SM
MD
LG